Arsenali ende s’është dorëzuar, Mikel Arteta e kontakton Julian

0%

Mikel Arteta ka bërë një përpjekje të fundit për të bindur Julian Alvarez të zgjedhë Arsenalin në vend të Barcelonës. Sipas raportimeve të fundit, trajneri i Arsenalit e ka telefonuar personalisht sulmuesin e Atletico Madridit, në një tentativë për ta bindur që të transferohet në Ligën Premier.

Megjithatë, Alvarez thuhet se ka përsëritur se dëshira e tij është të largohet nga Atletico vetëm për t’iu bashkuar Barcelonës. Atletico Madrid vazhdon të jetë kategorikisht kundër shitjes së argjentinasit te Barcelona. Klubi madrilen kishte refuzuar më herët një ofertë prej 100 milionë eurosh nga katalunasit, ndërsa drejtuesit kanë bërë të qartë se nuk duan ta forcojnë një rival direkt.

Për këtë arsye, Atletico thuhet se po tenton ta drejtojë sulmuesin drejt Ligës Premier, me Arsenalin që është një prej destinacioneve të preferuara të klubit spanjoll. Arsenali madje ka shqyrtuar mundësinë që të përfshijë Viktor Gyokeres në një marrëveshje shkëmbimi për Alvarezin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sulmuesi suedez shënoi 21 gola në sezonin e tij debutues me Arsenalin, por Arteta dëshiron të shtojë edhe më shumë cilësi në repartin ofensiv. Ndërkohë, Victor Osimhen mbetet një tjetër emër i diskutuar nga Arsenali si alternativë për sulmin.

Situata mbetet e komplikuar, pasi Alvarez vazhdon të dëshirojë Barcelonën, ndërsa Atletico po përpiqet me çdo kusht ta shmangë shitjen e tij te klubi katalunas./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi