Arijon Ibrahimovic vazhdon me formën fantastike te Bayerni, shënon

0%

Sulmuesi Arijon Ibrahimovic po vazhdon me paraqitjet në nivel të lartë te Bayern Munichu. Ylli nga Kosova shënoi në miqësoren ndaj Heidenheim, ku “Bavarezzët” triumfuan me rezultat 2-4. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë për të shënuar ndaj ish-klubit, ndërsa u zëvendësua pas 61 minutave lojë duke zëvendësuar Harry Kane.

Për ta parë golin: VIDEO Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore e Bayernit para fillimit të sezonit, pasi pas katër ditëve do të kërkojnë trofeun e Superkupës së Gjermanisë kundër Borussia Dortmundit. Përndryshe, gjasat janë reale që Ibrahimovic t’i bashkohet Kosovës në muajin shtator për ndeshjet e Ligës së Kombeve./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi