Arbitrat shqiptarë do të drejtojnë dy ndeshje në “play-off”-in e

0%

UEFA ka caktuar dy trupa shqiptare të arbitrimit për të drejtuar dy ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Conference League. Sfida mes Twente dhe Qarabag do të zhvillohet të enjten, më 20 gusht, nga ora , në stadiumin e FC Twente në Enschede të Holandës.

Në krye të këtij takimi do të jetë arbitri shqiptar Juxhin Xhaja, i cili do të ketë në krah si arbitra asistentë Rejdi Avdon dhe Mario Shazivarin. Arbitër i katërt do të jetë Emanuela Rusta. Në sistemin VAR do të jetë italiani Gianluca Aureliano, ndërsa Albert Doda do të ketë rolin e AVAR.

Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë, një tjetër trupë shqiptare do të jetë në detyrë në Islandë, në përballjen mes Vikingur R. dhe Borac, që do të zhvillohet në Reykjavik. Këtë takim do ta drejtojë arbitri shqiptar Enea Jorgji, me Denis Rexhën dhe Ridiger Çokajn si arbitra asistentë. Arbitër i katërt do të jetë Florian Lata.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në VAR do të jetë holandezi Jeroen Manschot, ndërsa Olsion Yzeiraj do të jetë AVAR. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com