Aksident në Maliq, autoambulanca përplaset me një automjet tjetër,

0%

Një aksident rrugor është shënuar rreth orës të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një shtetas që udhëtonte në mjetin e vogël. Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet. Ndërkohë, pritet që grupi hetimor të përcaktojë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Burimi: Bota Sot