Reperi i njohur shqiptar, Agon Amiga, është bërë baba për herë të tretë. Ish-anëtari i grupit “Babastars” ka ndarë me ndjekësit lajmin e gëzueshëm përmes një postimi në Instagram, ku ka zbuluar se familja e tij është shtuar me një vajzë të vogël, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aya.
Në fotografinë e publikuar, vajza e tij e madhe shihet pranë foshnjës së porsalindur, ndërsa Agon Amiga ka shoqëruar imazhin me një dedikim emocionues. “Dy vajza, dy bekime, dy arsye më shumë për ta falënderuar Zotin çdo ditë. Aya ime e vogël, mirë se erdhe në familjen tonë. Nuk e di ende sa shumë dashuri të pret këtu”, ka shkruar ai.
Foto: Agon Amiga/InstaStory Aya është fëmija i tretë i reperit, i cili është baba edhe i djalit të tij gjashtëvjeçar, Noel, si dhe i vajzës Emma, të cilën e mirëpriti në jetë vitin e kaluar. Prej një kohe të gjatë, Agon Amiga është shkëputur nga muzika dhe jeta publike, duke zgjedhur një jetë më të qetë pranë familjes.
Aktualisht, artisti jeton në Gjermani, ku i është përkushtuar jetës familjare dhe ka qëndruar larg vëmendjes mediatike. Me ardhjen në jetë të Ayas, familja e tij tashmë është bërë edhe më e madhe, ndërsa urimet për reperin dhe familjen e tij kanë qenë të shumta.
