Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se 352 raste kanë marrë shërbime shëndetësore brenda periudhës së fundit 24-orëshe.
“Në raport me numrin e përgjithshëm të pacientëve të trajtuar, 86 raste janë menaxhuar në Reanimim, 92 në Emergjencën Internistike, 59 në Emergjencën Kirurgjike, ndërsa 83 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike “, thuhet në njoftimin e QKUK. Tutje bëhet e ditur se në Sallën e Vogël janë trajtuar 32 pacientë, kryesisht për ndërhyrje si qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
“Në kuadër të rasteve me lëndime dhe rasteve të veçanta, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 1 rast i intoksikimit (helmimit) si dhe 17 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik”. Përgjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe 33 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së ndërsa janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes (exitus).
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
