“Vetëvrasja nuk është sensacion” – “Linja e Jetës” proteston kundër

0%

Organizata “Linja e Jetës” ka protestuar sot, më , para zyrave të portalit “Sinjali” në Prishtinë, duke kundërshtuar mënyrën e raportimit të rasteve të vetëvrasjeve dhe publikimin e informatave private të viktimave dhe familjeve të tyre. “Vetëvrasja nuk është sensacion” – ishte një nga thirrjet që u dëgjuan gjatë protestës.

Drejtori i “Linjes së Jetes”, Bind Skeja, gjatë protestës ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, “Sinjali” raporton për rastet e vetëvrasjeve dhe tragjeditë njerëzore. Ai ka akuzuar “Sinjalin” se informacionet për rastet tragjike i publikon për konsum publik dhe për rritjen e shikueshmërisë, duke pretenduar se raste të tilla kthehen në përmbajtje për klikime.

Skeja ka përmendur edhe raste të cilat, sipas tij, lidhen me ripublikimin e videove dhe informatave private të viktimave, duke thënë se këto veprime cenojnë dinjitetin dhe privatësinë e personave të përfshirë. Sipas tij, protesta është organizuar edhe në mbështetje të familjeve dhe individëve që janë prekur nga këto raportime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka thënë se familjeve që përballen me humbje u shtohet edhe presioni nga publikimi i informatave të ndjeshme. Foto: KALLXO.com Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë brohoritur edhe “Vetëvrasja nuk është sensacion!”, dhe forma të tjera duke kërkuar më shumë kujdes dhe respekt gjatë raportimit të rasteve të tilla.

Skeja ka bërë thirrje për reagim të institucioneve dhe shoqërisë, duke thënë se duhet të ndërmerren hapa për të parandaluar përsëritjen e rasteve te tilla. Protesta është zhvilluar pas shqetësimeve të ngritura lidhur me raportimin e rasteve të vetëvrasjeve dhe publikimin e të dhënave të ndjeshme për viktimat dhe familjet e tyre.

Protesta vjen pas reagimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) lidhur me raportimin e “Sinjalit” për rastet e vetëvrasjeve. AGK kishte shprehur shqetësim për publikimin e informative të ndjeshme dhe identifikuese lidhur me viktimat dhe familjet e tyre, duke theksuar se raportimi për rastet të tilla kërkon kujdes të veçantë.

Sipas AGK-së, mediat duhet ta respektojnë Kodin e Etikës dhe të tregojnë maturi, empati e vetëpërmbajtje gjatë raportimit për tragjedi njerëzore dhe persona në zi. AGK kishte kërkuar nga “Sinjali” që t’i përmbahet parimeve etike në raportimin e rasteve të vetëvrasjeve, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin e personave të përfshirë.

KALLXO.com ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Sinjali” lidhur me këto pretendime. Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Burimi: Kallxo