Vdes 85-vjeçari shqiptar ​gjatë uljes së avionit në Bolonja të Italisë

0%

Një shtetas shqiptar 85-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar si pasojë e një gjendjeje të rënduar shëndetësore, teksa avioni me të cilin udhëtonte po kryente fazat e uljes në aeroportin “Marconi” të Bolonjës. Avioni që vinte nga Tirana, u ul në aeroport pak pas mesnatës.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari udhëtonte së bashku me disa familjarë dhe kishte probleme të rënda shëndetësore, ndaj kishte kërkuar paraprakisht asistencë mjekësore në momentin e zbritjes nga avioni. Pikërisht gjatë uljes, 85-vjeçari dyshohet se pësoi arrest kardiocirkulator, i cili i mori jetën.

Menjëherë ndërhynë ekipet e urgjencës 118, të cilat ishin njoftuar paraprakisht, por për të moshuarin nuk kishte më asgjë për të bërë. Në aeroport mbërriti gjithashtu edhe Policia, e cila shërbente në ambientet e aeroportit. /Abcnews.al

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi