Një 85-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar teksa avioni me të cilin po udhëtonte nga Tirana ishte duke u ulur në aeroportin “Marconi” të Bolonjës. Sipas raportimeve të mediave shqiptare, i moshuari udhëtonte së bashku me familjarë dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore.
Ai kishte kërkuar paraprakisht asistencë mjekësore pas zbritjes nga avioni, ndërsa gjatë uljes dyshohet se pësoi arrest kardiocirkulator.
Ekipet e urgjencës 118, të cilat ishin njoftuar paraprakisht, ndërhynë menjëherë pas uljes së avionit, por pavarësisht përpjekjeve nuk arritën ta shpëtonin, raporton ABC News Avioni që vinte nga Tirana u ul në aeroport pak pas mesnatës, ndërsa në vendngjarje mbërriti edhe Policia e aeroportit. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
