Robert De Niro mbush 83 vjeç – historia e një prej aktorëve më të

0%

Robert De Niro është një nga aktorët më të njohur dhe më të vlerësuar të Hollywood-it. Ai lindi më në Manhattan dhe nisi të merrej me aktrim që në moshë të re, duke e braktisur shkollën në moshën 16-vjeçare për t’iu përkushtuar plotësisht këtij profesioni.

Karrierën e madhe e nisi me filmin “Mean Streets” në vitin 1973, ku filloi edhe bashkëpunimi i tij i gjatë me regjisorin Martin Scorsese. Robert De Niro Një vit më vonë fitoi ‘Oscar’-in e parë për rolin e të riut Vito Corleone në “The Godfather Part II”.

Më pas interpretoi në filma të famshëm si “Taxi Driver”, “Goodfellas”, “Casino” dhe “Heat”.’Oscar’-in e dytë e fitoi për rolin e boksierit Jake LaMotta në “Raging Bull”, për të cilin iu desh të mësonte boks dhe të shtonte rreth 27 kilogramë në peshë. Përveç aktrimit, De Niro është marrë edhe me regji dhe produksion. Ai bashkëthemeloi TriBeCa Productions dhe Festivalin e Filmit Tribeca.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse pati disa periudha me filma më pak të suksesshëm dhe u përball me një proces gjyqësor nga një ish-punonjëse, karriera e tij vazhdoi të ishte jashtëzakonisht e suksesshme. Bashkëpunimet e mëvonshme me Scorsese, veçanërisht “The Irishman” dhe “Killers of the Flower Moon”, u vlerësuan përsëri nga kritika.

Në përgjithësi, Robert De Niro konsiderohet një nga aktorët më me ndikim të gjeneratës së tij, me dy çmime ‘Oscar’ dhe një filmografi që përfshin shumë prej klasikëve më të rëndësishëm të kinemasë amerikane.

Burimi: Telegrafi