Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka shprehur ngushëllime për familjen e Haxhi Gojnovcit, punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i cili humbi jetën gjatë punës në mihje. Rizvanolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se lajmin për vdekjen e Gojnovcit e ka marrë me pikëllim të thellë.
Ajo ka theksuar se Gojnovci i kishte shërbyer KEK-ut dhe sektorit energjetik për më shumë se katër dekada, duke e vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e tij ndër vite. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen e jetës së punonjësit të KEK-ut, Haxhi Gojnovci, gjatë punës së tij në mihje”, ka shkruar Rizvanolli.
Aksidenti në KEK, humb jetën punëtori Haxhi Gojnovci – punonte aty prej mbi 40 vitesh Ajo u ka shprehur ngushëllime familjes Gojnovci, të afërmve dhe kolegëve të tij, duke thënë se bashkëndien dhimbjen e tyre në këto momente të vështira. “I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka përfunduar Rizvanolli. Haxhi Gojnovci humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës në mihjet e KEK-ut.
