Policët me motorë në aksion: 61 gjoba për shkelësit e trafikut në

0%

Policët me motorë kanë dalë në terren në të gjithë rajonin e Ferizajt, duke kontrolluar nga afër shoferët që shkelin rregullat e komunikacionit. Njësia e Motoçikletave në kuadër të Njësisë së Komunikacionit Rrugor, e cila mbulon Ferizajn, Kaçanikun, Shtimen, Shtërpcën dhe Hanin e Elezit, gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 61 tiketa për kundërvajtje në trafik .

Shkeljet kanë qenë të ndryshme, por në mesin e tyre ka edhe raste që përsëriten shpesh në rrugët e Kosovës. Sipas Policisë, 12 shoferë janë gjobitur për mosrespektim të shenjave të trafikut , ndërsa 8 janë kapur duke përdorur telefonin gjatë vozitjes .

Po ashtu, 7 tiketa janë shqiptuar për mosmbajtje të distancës së sigurisë , ndërsa 5 shoferë kamionësh janë ndëshkuar për shkelje të rregullave të peshores . Për kundërvajtje të tjera janë shqiptuar edhe 29 tiketa . Njësia e Motoçikletave vazhdon të veprojë në terren me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje shoferëve që t’i respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com