Për kërkesat në KQZ, PDK-LDK e konsiderojnë u.d. të Presidentes

0%

Derisa dy partitë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk duan që të kenë takim me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ku në fokus është zgjidhja e ngërçit politik, kur është fjala për kërkesa për propozim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dy partitë e konsiderojnë Haxhiun si u.d. të Presidentes.

Partia Demokratike e Kosovës, në kërkesën e datës 14 gusht, kërkon nga Haxhiu që, në bazë të kompetencave që i ka, ajo dhe Partia Demokratike e Kosovës, e cila e ka grupin e dytë më të madh parlamentar, t’ia përcjellë propozimet për dy anëtarët që do ta përfaqësojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kërkesa e PDK; Foto Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në letrën e saj, shkruan: Për: Znj. Albulena Haxhiu, Ushtruese e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe për Nominimi i anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Shkëlqesisë suaj, znj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Haxhiu, në përputhje me nenin 139.4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 61 të Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe, duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës , të certifikuara sipas Vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të datës , Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes kësaj shkrese, ua përcjell emrin e të nominuarit për anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, t huhet në kërkesën e LDK-së.

Kërkesa e LDK; Foto Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,sot ka konfirmuar se nuk do t’i përgjigjet ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takim me liderët e partive politike.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja është e gatshme të zhvillojë takime me kryetarët e partive politike, por sipas tij, në rrethanat aktuale, takimi mund të zhvillohet vetëm me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. “Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive. Dhe në këtë rast, takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me zotin Kurti, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në pikëpamjen tonë, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit të Kosovës, njëra nga 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës. Dhe në këtë drejtim, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë” , ka thënë Abdixhiku në një prononcim për media vendore.

Burimi: Bota Sot