PDK përsëri para Qeverisë, bllokojnë hyrjen dhe akuzojnë Kurtin për

0%

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës më kanë qëndruar përsëri para derës së hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës. Nga kjo parti kanë kërkuar prej kryeministrit në detyrë e njëkohësisht edhe deputet i betuar i legjislaturës së 11-të, Albin Kurti, që të thirret seanca konstituive.

Eliza Hoxha nga PDK ka thënë se Albin Kurti dhe ministrat në detyrë kanë uzurpuar pozitat dhe institucionet. Ajo ka deklaruar para mediave se te Qeveria janë për të ia ndaluar hyrjen Albin Kurtit në qeveri, duke pretenduar se ai e ka marrë peng këtë institucion.

“Kurti duhet ta kuptojë, që në vend se ta sabotojë Kuvendin, ai duhet të vijë aty dhe të krijojë mundësi për ta konstituuar Kuvendin. Ajo është puna e tij parësore që duhet ta bëjë si fitues i zgjedhjeve të fundit: ta propozojë emrin dhe të ecim përpara në themelimin e institucioneve”- ka deklaruar Hoxha më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke thënë se Kurti nuk mund të jetë mbi shtetin, Hoxha ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të jetë mbi Kushtetutën e Kosovës. Deputetët e kësaj partie po shkojnë në Kuvendin e Kosovës për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive derisa aksion para Qeverisë kishin edhe më e .

Kriza rreth konstituimit të Kuvendit ka vazhduar edhe pas tejkalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në aktgjykimin e , Gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese.

Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës. Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja.

Burimi: Kallxo