Meta është goditur me humbje të njëpasnjëshme në gjykatë për mënyrën sesi platformat e saj kanë synuar dhe dëmtuar përdoruesit e rinj, por një proces gjyqësor që do të fillojë të martën (), mund të përbëjë kërcënimin më të madh deri më tani për operacionet e saj, ka raportuar të hënën () televizioni britanik, BBC .
Procesi lidhet me një padi të ngritur më 2023 nga 30 shtete të SHBA-së, përfshirë Kaliforninë dhe Nju Jorkun, të cilat pretendojnë shkelje të shumta të ligjeve federale dhe shtetërore të privatësisë për fëmijët.
Jo vetëm që shtetet kërkojnë mbi 1 miliard dollarë nga Meta, por po kërkojnë edhe që ajo të bëjë ndryshime në Instagram dhe Facebook, përfshirë ndërprerjen e numërimit të “pëlqimeve” dhe ndërrimit të pafundmë të video-përmbajtjeve. Nëse Meta e humb përfundimisht çështjen në këtë shkallë, kjo mund të detyrojë ndryshime thelbësore në mënyrën sesi të rinjtë përjetojnë mediat sociale.
Shtetet që po e padisin Metan po kërkojnë shumë ndryshime të tjera në mënyrën sesi funksionojnë Instagram dhe Facebook për të rinjtë gjithashtu.
Ato duan që Meta: Të zbatojë një proces verifikimi prindëror për përdoruesit adoleshentë T’i ndryshojë “algoritmet e saj të rekomandimit që manipulojnë dopaminën” Të heqë shumë filtra imazhesh që ndryshojnë pamjen e dikujt në foto Të ndalojë ndërrimin automatik të video-përmbajtjeve Të ndalojë krijimin e llogarive të shumëfishta Të ndalojë postimet që zhduken ose që janë “kalimtare”, siç janë Instagram Stories Të gjitha këto karakteristika janë thelbësore për përvojën aktuale të përdoruesit në platformat e Meta-s.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
