Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot, më 17 gusht, do të nisë punimet për zëvendësimin e gypit të vjetër të rrjetit kryesor të ujësjellësit në rrugën “Sharrit”. Për shkak të punimeve, gjatë ditës në këtë zonë mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas KRU “Bifurkacioni”, zëvendësimi i rrjetit ekzistues me gyp të ri synon përmirësimin e cilësisë, sigurisë dhe vazhdimësisë së furnizimit me ujë për konsumatorët. Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të punimeve.
