Ish-ylli i Manchester United dhe Portugalisë, Nani, ka arritur një tjetër rekord në karrierën e tij të gjatë. 37-vjeçari regjistroi 750 paraqitje në karrierë, teksa vazhdon të luajë për klubin kazak FK Aktobe.
Nani ka një karrierë prej më shumë se dy dekadash dhe ka fituar 17 trofe, mes tyre Evropianin 2016 me Portugalinë, një Champions League dhe katër tituj të Premier League me Manchester United.
Në nivel klubesh, portugezi ka zhvilluar 638 ndeshje dhe ka shënuar 133 gola, duke luajtur në katër kontinente dhe për klube si Sporting, Manchester United, Valencia, Lazio, Fenerbahçe, Orlando City dhe Melbourne Victory. Me Portugalinë, Nani ka 112 paraqitje dhe 24 gola, duke u renditur i gjashti në histori për numrin e ndeshjeve me kombëtaren dhe i nënti për golat.
Karriera e tij ende nuk ka përfunduar, pasi Nani ka kontratë me FK Aktobe deri në dhjetor të vitit 2026.
