Kujtohet 77-vjetori i Masakrës së Qafës së Valmirit

0%

Familjarë të viktimave dhe përfaqësues të komunitetit përkujtuan sot, në varrezat e Shpalit në Mirditë, 77-vjetorin e një prej krimeve më të rënda të regjimit komunist, kështu të paktën njofton sot Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) në Tiranë, i cili publikoi njoftimin zyrtar që rikujton këtë ngjarje tragjike.

Në njoftimin e AIDSSH thuhet se më , pas një hetimi vetëm njëjavor, 14 burra të pafajshëm më i riu 24 vjeç dhe më i moshuari 67 vjeç u ekzekutuan publikisht mbi bazën e “indicieve, prezumimeve dhe provave indirekte”. Katër prej tyre u varën në litar dhe dhjetë u pushkatuan, në prani të qindra banorëve.

Në litar u varën: Preng Dedë Kola nga Oroshi, Pjetër Dedë Vila nga Kaçinari, Pjetër Paloka nga Kaçinari dhe Dodë Mark Biba nga Kthella e Epërme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

U pushkatuan: Nikollë Bardhok Bajraktari nga Rrësheni, Llesh Gjon Mëlyshi nga Malaj, Nikollë Llesh Bajraktari nga Oroshi, Ndrecë Mark Ndoj nga Kaçinari, Frrok Mata nga Kaçinari, Bardhok Dodë Gjini nga Proseku, Gjok Gjin Kaçi nga Bukmira, Gjergj Beleshi nga Kthella e Epërme, Ndoc Gjet Çupi nga Blinishti dhe Preng Shkurt Nikolli nga Oroshi.

Pas vrasjes së deputetit Bardhok Biba, mbi Mirditën u ushtrua një ndëshkim kolektiv njofton AIDSSH duke shtuar se qindra familje u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre dhe u internuan në kampin e Tepelenës. Aty u përballën me kushte çnjerëzore dhe humbje të rënda, veçanërisht të fëmijëve. Edhe sot, 14 viktimat prehen së bashku në një varr të përbashkët.

Kujtimi i tyre na rikthen te një plagë ende e pambyllur e familjeve, e komunitetit dhe e shoqërisë shqiptare. Institucionet qendrore dhe vendore u detyrohen familjeve trajtimin me dinjitet të viktimave. Ato duhet të krijojnë mundësi që secila prej tyre t’i nderojë të afërmit në një vendprehje individuale, sipas zgjedhjes së vet. Kujtesa është përgjegjësi.

Dinjiteti i viktimave dhe e drejta e familjeve për t’i nderuar mbeten një detyrim i përbashkët i shoqërisë shqiptare.

Burimi: Bota Sot