Liverpooli ka arritur marrëveshje me anësorin e Paris Saint-Germain, Ibrahim Mbaye, për kushtet personale, raporton gazetari Fabrice Hawkins.
Sipas raportimeve, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kushtet financiare të një kontrate pesëvjeçare, me Mbaye që ka zgjedhur Liverpoolin pavarësisht interesimit nga Bayer Leverkuseni. 18-vjeçari tashmë e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij dhe nuk dëshiron të ndjekë mundësinë e transferimit te klubi gjerman.
Liverpooli ka kohë që po punon për transferimin e Mbaye, si pjesë e planit për ta përforcuar repartin ofensiv. Në të njëjtën kohë, “Të Kuqtë” po vazhdojnë përpjekjet për të transferuar edhe anësorin tjetër të PSG-së, Bradley Barcola.
Mbaye ka kontratë me kampionët francezë deri në verën e vitit 2028, çka i jep PSG-së një pozicion të fortë në negociatat për shitjen e tij. 🚨 Excl Liverpool have reached an agreement with Ibrahim Mbaye. The two parties have agreed on the financial terms of a five-year contract. Mbaye has made his choice and does not wish to pursue interest from Bayer Leverkusen.
As exclusively revealed by @RMCsport Liverpool want… pic.twitter.com/pnuTq4sXMc — Fabrice Hawkins (@FabriceHawkins) August 17, 2026 Pavarësisht moshës së re, Mbaye tashmë ka regjistruar 42 paraqitje zyrtare me PSG-në, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë katër asistime.
Pas marrëveshjes me lojtarin, Liverpooli pritet të vazhdojë negociatat me PSG-në për të arritur një marrëveshje për shumën e transferimit. Klubi anglez shpreson të realizojë një operacion të dyfishtë duke sjellë në Anfield si Mbaye, ashtu edhe Barcolan.
Megjithatë, ende nuk ka marrëveshje mes dy klubeve për vlerën e transferimit të dy anësorëve dhe negociatat pritet të jenë vendimtare në ditët e ardhshme. Pra, ndërsa Mbaye tashmë e ka dhënë “po”-në e tij për Liverpoolin, sfida e radhës për klubin anglez është ta bindë PSG-në për çmimin e talentit francez.
