KEK jep detaje për kontratën 73 milionëshe për shitjen e qymyrit në

0%

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka njoftuar se më ka nënshkruar kontratë për shitjen e qymyrit me JSC ESM, sipas tyre, duke shënuar një moment të rëndësishëm në bashkëpunimin energjetik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas KEK-ut, vlera e përgjithshme e kontratës, bazuar në sasinë e paraparë, mund të arrijë deri në 73.2 milionë euro.

“Një ndër elementet kryesore të kontratës është çmimi prej 24.4 euro për ton, pa TVSH, i cili do të mbetet i pandryshuar gjatë gjithë periudhës 36-mujore. Kjo u garanton të dyja palëve siguri dhe stabilitet afatgjatë, duke reduktuar ekspozimin ndaj luhatjeve dhe pasigurive të tregjeve ndërkombëtare”- thuhet në komunikatë.

Ndërsa thuhet se për KEK-un, kjo paraqet një mundësi të rëndësishme për sigurimin e të hyrave të qëndrueshme, planifikimin më të mirë të prodhimit dhe shfrytëzimin më efikas të kapaciteteve minerare. Tuje thuhet se KEK-u nuk do të ketë asnjë obligim lidhur me eskavimin, transportin e qymyrit apo me operacionet e tjera logjistike për tërheqjen e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Të gjitha këto përgjegjësi do t’i bartë blerësi, JSC ESM, ndërsa KEK-u do t’i inkasojë mjetet drejtpërdrejt nga kjo kompani për sasinë e qymyrit të tërhequr”- është bërë e ditur në komunikatë.

Ndërsa theksohet se marrëveshja vjen në një periudhë veçanërisht të rëndësishme për KEK-un, i cili është duke realizuar investime të mëdha kapitale në rehabilitimin dhe modernizimin e kapaciteteve energjetike. Ndalesat e planifikuara të njësive të termocentraleve për realizimin e këtyre projekteve kërkojnë menaxhim të kujdesshëm të resurseve dhe financave të Korporatës.

“Në këtë kontekst, të hyrat nga shitja e qymyrit do të kontribuojnë në mbulimin e kostove operative dhe kapitale, ndërsa një pjesë e tyre do të orientohet në modernizimin e infrastrukturës së Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ), me qëllim të rritjes së kapaciteteve, efikasitetit dhe sigurisë së operacioneve minerare”- ka thënë KEK.

Po ashtu thuhet se një veçanti tjetër e kësaj marrëveshjeje është se, për herë të parë, KEK Sh.A. po realizon një kontratë të drejtpërdrejtë të këtij lloji me një kompani tjetër publike energjetike, JSC ESM. Njoftimi i plotë:

Burimi: Kallxo