Niclas Fullkrug është shumë pranë kthimit te ish skuadra e tij, Werder Bremen në Bundesligë. Sulmuesi gjerman që pati një eksperiencë të shkurtër të Milani ku u transferua në merkaton e janarit të këtij viti falë Igli Tares, ka marrë lejen nga West Ham për të udhëtuar drejt Gjermanisë për të realizuar këtë transferim që edhe ky do të jetë në formë huazimi.
Sipas asaj që publikon Sky Deutschland, marrëveshja mes ëerder Bremen dhe West Ham përfshin edhe opsionin e blerjes së kartonit të futbollistit nga klubi gjerman dhe Fullkrug është gati të pranojë një redultim të pagës së tij në mënyrë që të mbyllet me sukses ky operacion.
Sulmuesi 33 vjeçar ka me West Ham një kontratë deri në vitin 2028 dhe tani ai po kthehet te skuadra ku nisi karrierën e tij si profesionist.
