Homazhe nga Hollywood-i për Hayden Panettiere, aktorja la pas një

0%

Aktorja amerikane, Hayden Panettiere, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, duke tronditur fansat dhe kolegët në Hollywood. Panettiere, e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, u nda nga jeta të dielën, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj ende nuk janë bërë të qarta.

Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesja e aktores, e cila në një deklaratë e përshkroi Panettiere si “një dritë të jashtëzakonshme dhe një forcë të natyrës”, duke theksuar se ajo u kishte sjellë dashuri dhe gëzim të madh njerëzve që e njihnin, por edhe miliona fansave që e ndoqën në ekran, shkruan DailyMail.

Autoritetet kanë bërë të ditur se policia iu përgjigj një incidenti që përfshinte aktoren dhe se një hetim është në zhvillim. Ndërkohë, burime pranë saj kanë treguar se Panettiere ishte ankuar kohët e fundit për dhimbje shpine. Ajo kishte udhëtuar drejt jugut të Shteteve të Bashkuara vetëm një ditë para vdekjes, së bashku me partnerin e saj, Brian Hickerson.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Panettiere nisi karrierën si aktore që në fëmijëri dhe u bë një emër i njohur ndërkombëtarisht me rolin e Claire Bennet në “Heroes”. Më pas, ajo fitoi një tjetër valë suksesi si këngëtarja e muzikës country Juliette Barnes në “Nashville”. Ajo u shfaq gjithashtu në filmat e serisë “Scream” dhe i dha zërin personazheve në videolojëra të njohura.

Vitet e fundit, aktorja kishte folur hapur për vështirësitë personale dhe famën që në fëmijëri. Në kujtimet e saj “This Is Me: A Reckoning”, ajo rrëfeu për betejat me varësinë dhe për humbjen e vëllait të saj, Jansen Panettiere, i cili vdiq në vitin 2023 në moshën 28-vjeçare.

Hayden, e cila ishte nënë e një vajze 11-vjeçare, kishte thënë se humbja e tij e kishte lënë të ndihej sikur kishte “humbur gjysmën e shpirtit të saj”.

Burimi: Telegrafi