Forcat RENEA arrestojnë Ylli Zallën, ishte në kërkim nga viti 2025

0%

Forcat Speciale RENEA Ylli Zallën në Krujë, i cili ishte në kërkim dhe vlerësohej me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit më , Zalla i kishte shpëtuar disa herë Policisë. Atij i ishin gjetur armë e lëndë narkotike në disa raste. “Në kuadër të operacionit “Fundi i Arratisë”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 49-vjeçarin në një zonë të pyllëzuar.

Në momentin e kapjes, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra.” – thuhet në njoftim dhe janë pamjet ku shihet arrestimi i tij. Sipas Policisë, më , në banesën e Ylli Zallës kishin gjetur një arsenal armësh, lëndë plasëse, armë zjarri dhe municioni.

“Më datë 20 shkurt, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zonën përreth dhe pranë banesës së 49-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh, lëndësh plasëse dhe municioni luftarak, lëndë narkotike Cannabis Sativa, uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.” – kanë shtuar nga Policia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, më derisa kishte operacione të Policisë në kapjen e tij, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, një celular, municion luftarak dhe një detektor frekuencash. Policia ka theksuar se materialet procedurale do t’u referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: Kallxo