“Duam Ligën e Kampionëve”, Rodri flet për herë të parë si lojtar i

0%

Rodri ka mbërritur në Barcelonë për ta kompletuar transferimin e tij nga Manchester City te klubi katalunas, duke bërë të qartë menjëherë ambiciet që ka me skuadrën e re. Mesfushori 30-vjeçar zbarkoi në Barcelonë të hënën në mbrëmje, pasi Barcelona dhe Manchester City arritën marrëveshje në parim për transferimin e tij.

Sipas raportimeve, Barcelona do të paguajë 60 milionë euro menjëherë për Rodrin, ndërsa 11 milionë euro të tjera mund të paguhen përmes bonuseve që lidhen me sukseset e klubit. Pas mbërritjes në terminalin privat të fluturimeve, Rodri foli për mediat që e prisnin dhe shprehu entuziazmin për transferimin te Barcelona. “Jam i lumtur që jam këtu.

Kanë qenë disa ditë intensive dhe jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Të luash për Barcelonën është një ëndërr. Ne po shkojmë për Ligën e Kampionëve dhe për gjithçka tjetër që na del përpara”. 🚨🔵🔴 Rodri has arrived: “It’s a dream to be here.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

We will go for every title”. 🏆✨ @victor_nahe 🎥 pic.twitter.com/LZMl0U5XE8 — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 17, 2026 Reprezentuesi spanjoll pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe fizike të martën, përpara se të nënshkruajë kontratën e tij me Barcelonën.

Më pas, ai pritet të prezantohet zyrtarisht si transferimi i fundit i madh i klubit, nëse përfundohen procedurat e fundit administrative dhe shkëmbimi i dokumenteve me Manchester Cityn. Ardhja e Rodrit përbën një tjetër goditje të madhe të Barcelonës në afatin kalimtar të verës.

Ai i bashkohet Anthony Gordon, Karim Adeyemi, Bisiwu dhe Joao Cancelos si pjesë e projektit të klubit për përforcimin e skuadrës./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi