Dioqeza e quan jokushtetues vendimin e Policisë për ndalimin e

0%

Dioqeza Prizren-Prishtinë ka reaguar, sipas tyre, pas vendimit të Policisë së Kosovës për të mos lejuar zhvillimin e ceremonisë së bekimit të gurthemelit të Kishës së re “Shën Flori e Lauri” në Zogaj të Vushtrrisë, e paraparë për nesër, më .

Në një deklaratë për media, Ipeshkvia ka bërë të ditur se vikari ipeshkvor Don Fran Kola kishte njoftuar me kohë autoritetet e sigurisë për zhvillimin e ceremonisë, ndërsa ka theksuar se toka ku planifikohet ndërtimi i kishës është dhuruar nga besimtarët për nevojat e tyre fetare.

Sipas Dioqezës, Policia e Kosovës ka marrë një vendim që nuk do të lejohet të zhvillohet ceremonia e paraparë për nesër, më . Ndërsa thuhet se edhe pas ankesës zyrtare të Don Fran Kolës, Policia nuk e ka anulua vendimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ne e konsiderojmë këtë vendim jo kushtetues, jo ligjor, të padrejtë dhe të pajustifikuar, sepse bëhet fjalë për një ngjarje kishtare, fetare dhe paqësore, në pronën e Kishës, për të cilën institucionet ishin njoftuar me kohë”- thuhet në reagim.

Ndërsa thuhet se “duke dashur të shmangim çdo tension dhe që një akt feje të mos bëhet shkak për përplasje me askënd, sot më 17 gusht, në vigjiljen e festës së Shën Florit dhe Laurit, ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji, në përcjellje të disa meshtarëve dhe besimtarëve, ka bërë bekimin e gurthemelit në mënyrë të qetë dhe dinjitoze”.

Tutje është bërë e ditur se ceremonia e Pagëzimit do të kremtohet nesër, më , në orën , në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë. “Mirëkuptojmë zemërimin e gjithë atyre që kanë dashur të jenë pjesë e kësaj ngjarje feje, por dëshirojmë të ju bëjmë të qartë të gjithëve se, zhvendosja e ceremonisë së pagëzimit nuk nënkupton pajtim me vendimin dhe as heqje dorë nga të drejtat tona.

Kisha do të vazhdojë, përmes rrugëve institucionale dhe ligjore, të kërkojë respektimin e lirisë fetare, të së drejtës së pronës dhe të ushtrimit paqësor të misionit të saj. Besojmë se detyra e institucioneve është ta mbrojnë ushtrimin e lirë të të drejtave, jo ta kufizojnë atë për shkak të një rreziku që nuk buron nga aktiviteti ynë fetar”- thuhet tutje në reagim.

Ndërsa janë ftuar besimtarët dhe gjithë ata që kanë dashur të jenë pjesë, të shkojnë nesër në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, në orën , ku do të zhvillohet ceremonia e pagëzimeve. Lidhur me ketë çështje KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.

Burimi: Kallxo