Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprën penale “Vjedhje e rëndë” në një shtëpi. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar në flagrancë gjatë tentativës për të kryer veprën penale, pas veprimeve të shpejta të njësisë së arrestimeve të Stacionit Policor Qendra. I arrestuari është identifikuar si A.M., 33-vjeçar.
Policia ka bërë të ditur se, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti po trajtohet nga organet kompetente./ Telegrafi
