Zjarri në hotelin në Vlorë, mjeku tregon gjendjen e të plagosurve:

0%

Shefi i reanimacionit të Vlorës, Edmond Breshanaj, ka folur për momentin e mbërritjes së gjashtë të plagosurve në spital, pas zjarrit që përfshiu një hotel në Lungomare. Sipas tij, pacientët ndodheshin në katin e dytë. Tre prej tyre kishin pësuar djegie të rënda, ndërsa dy të tjerë ishin hedhur nga kati i dytë dhe kishin pësuar fraktura të kolonës. “Ishte një situatë shumë emergjente.

Bëhej fjalë për 6 pacientë të lënduarr nga zjarri, të cilët ndodheshin në katin e dytë. Tre prej tyre kishin djegie të rënda, ndërsa dy të tjerë ishin hedhur nga kati i dytë dhe kishin pësuar fraktura të kolonës. Dy prej pacientëve i nisëm drejt Qendrës së Traumës, pasi nuk kishin djegie, ndërsa tre të tjerë u dërguan në repartin e djegieve.

I gjithë ekipi u njoftua dhe ishte në gatishmëri për të përballuar situatën. Pacientët kanë mbërritur rreth orës . Njëra prej pacienteve, e cila është në rrezik për jetën, kishte djegie në pothuajse 100% të trupit, ndërsa një tjetër rreth 50%. Bëhet fjalë për persona të moshave të reja, rreth 25-30 vjeç.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata ishin nga Prishtina, Lipjani dhe njëri prej pacientëve nga Rrësheni”, tha Edmond Breshanaj. Zjarri në hotelin në Lungomare ka nisur nga lokali në katin e parë dhe është përhapur edhe në katin e dytë të ndërtesës, ku ndodhet hoteli./tch

Burimi: Telegrafi