Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Dhjetë vatra janë aktive, s’ka rrezik

0%

Ministria e Mbrojtjes thotë se në 24 orët e fundit janë raportuar 43 vatra zjarri në vend, nga të cilat 10 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim. Në operacione janë angazhuar 499 forca dhe 43 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 120 efektivë, 5 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Ndër vatrat kryesore aktive janë zjarret në Malin e Dajtit, Vakumonë të Shëngjergjit, Gurë-Lurë dhe Qafë Helmes në Dibër, si dhe në Abaze të Krujës. Në Gurë-Lurë po zhvillohet një nga operacionet më të mëdha, ku hapja e korridoreve ka ndaluar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Në Mirditë, zjarri vijon në Lufaj, ndërsa një vatër e re është evidentuar në Thari, ku është dërguar edhe një helikopter në mbështetje të operacioneve. Në Shkodër, situata në Fushë-Lajë po menaxhohet nga ekipet në terren, ndërsa vatra në Rrjoll po monitorohet edhe me dron për shkak të terrenit të paarritshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara në vatrat kryesore, ndërsa AKMC vijon monitorimin dhe koordinimin e situatës në të gjithë vendin. Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes: (, ora ) Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 43 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 499 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 120 efektivë, 5 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht në terren po operojnë 120 efektivë të FA, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi: * Mali i Dajtit, Tiranë – Vijon puna për shuarjen e zjarrit. Operacioni është mbështetur nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim. * Vakumone, Shëngjergj – Vatra mbetet aktive.

Në ndërhyrje janë përfshirë MZSH, vullnetarë dhe strukturat e Njësisë Administrative Shëngjergj. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. * Gurë-Lurë, Dibër – Vijon një nga operacionet më të mëdha. Janë angazhuar 120 forca bashkiake, 20 forca policore, 11 ADZM, 15 efektivë MZSH dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor.

Hapja e korridoreve ka ndaluar avancimin e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. * Qafë Helmes, Dibër/Bulqizë – Në operacion janë angazhuar 11 efektivë MZSH, 27 forca bashkiake dhe 20 efektivë të FA.

Zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe vijon aktiv në drejtim të Selishtës, pa rrezik për banesat. * Abaze, Krujë – Zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët dhe pa rrezik për zonat e banuara. Vatra në Zidoll është në monitorim. * Lufaj dhe Thari, Mirditë – Në Lufaj vijon puna për hapjen e korridoreve ndarëse.

Në Thari është evidentuar një vatër e re, ku janë nisur ekipet e MZSH dhe është dërguar në mbështetje 1 helikopter. * Fushë-Lajë dhe Rrjoll, Shkodër – Në Fushë-Lajë vijon puna në terren të thyer, ndërsa në Rrjoll, për shkak të terrenit të paarritshëm, situata po monitorohet nga afër dhe është përdorur edhe dron për evidentimin e shtrirjes së vatrës. * Dardhë, Librazhd – MZSH, shërbimi pyjor dhe forcat bashkiake vijojnë punën për shuarjen e vatrës.

Nuk ka rrezik për zonat e banuara. AKMC, përmes QKOEC, vijon monitorimin dhe koordinimin e situatës në të gjithë territorin.

Burimi: Bota Sot