Zjarr në një hotel në Vlorë, 7 persona në spital – pushuesi nga

0%

Një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik te pushuesit që ndodheshin brenda objektit. Një prej pushuesve, me origjinë nga Kosova, ka rrëfyer momentet e frikshme gjatë përhapjes së zjarrit. “U hodha nga kati i dytë, kishte edhe familje të tjera që u hodhën”, ka deklaruar ai, raporton TCH.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Si pasojë e incidentit, shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa tre prej tyre janë transportuar në Tiranë për trajtim më të specializuar. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

Burimi: sinjali.com