Triumfi i Kombit/ Sot, ose me politikën e korrupsionit, padrejtësisë

0%

Shqiptarët, për lirinë kombëtare, për shtetin etnik shqiptar dhe për demokracinë e prosperitetin, kanë sakrifikuar breza të tërë. Për lirinë, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sakrifikoi gjithë familjen e tij komandanti legjendar Adem Jashari, që është sakrifica më e madhe në historinë botërore për lirinë kombëtare.

Dhe sot, për lirinë, demokracinë dhe për Triumfin e Kombit proteston rinia patriotike në Shqipëri. Në Shqipëri, SOT është dita e 78-të që rinia patriotike mban protestat paqësore, demokratike dhe patriotike, më të mëdhatë të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri.

Sot, si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, ndodhen në udhëkryq prej politikës dhe prej politikanëve të saj, prej korrupsionit, hajnisë, tradhtisë dhe zullumqarëve, të cilët sakrifikojnë gjithçka të Shqipërisë e të shqiptarëve për interesa personale, familjare, klanore e partizane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sot, kemi përballë njëra-tjetrës politikën e vjetër, atë të korrupsionit e të tradhtisë, përballë Lëvizjes patriotike e kombëtare të protestave rinore dhe qytetare.

Shqiptarët kanë shansin e madh që ta ndëshkojnë politikën e vjetër, kanë shansin e madh që, duke i mbështetur këto protesta, shqiptarët të ndërgjegjësohen dhe të korrigjojnë edhe gabimin e tyre, atë të votimit dhe të besimit të tejzgjatur që shqiptarët i dhanë kësaj klase politike, kundër së cilës proteston rinia patriotike në Shqipëri, sepse këto parti politike dhe kjo klasë politike kanë dalë po nga populli.

Populli merr atë se çfarë punon e meriton. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë politikë dhe këtë qeverisje, por që ta largojnë atë, duhet të veprojnë dhe ta kundërshtojnë politikën e vjetër; dhe fitoren shqiptarët e meritojnë kur kundërshtojnë dhe rezistojnë, ashtu siç po bën rinia patriotike sot. Tani shqiptarët më në fund e kanë kuptuar se çfarë ishte komunizmi dhe neokomunizmi pas tij.

Mirëpo, e keqja politike dhe tradhtia kombëtare nuk mposhten dhe nuk ndëshkohen aq lehtë; ajo është si sëmundja që hyn lehtë, por shërohet me shumë vështirësi. Shqiptarë, këto protesta po lartësojnë krenarinë kombëtare shqiptare, atë të rezistencës dhe qëndresës heroike kundër padrejtësisë, kundër korrupsionit dhe në mbrojtje të atdheut e të interesit kombëtar.

Këto protesta kanë si kauzë kryesore Shqipërinë etnike, kundër politikës tradhtare dhe të pazareve me trojet shqiptare, siç bëri edhe politika në Kosovë, që për interesa pushteti u fali trojet shqiptare Maqedonisë, Malit të Zi dhe që deshi edhe të copëtojë Kosovën. Prandaj, këto protesta janë në të mirë të të gjithë kombit.

Edhe shqiptarët e Kosovës duhet ta përkrahin këtë Lëvizje të madhe patriotike mbarëkombëtare, pa dallime krahinore, politike dhe fetare, kundër së cilës është politika e hajnisë, korrupsionit dhe e pazareve me trojet shqiptare.

Edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës e mbështesin dhe e shohin me shpresë të madhe këtë Lëvizje gjithkombëtare në Shqipëri, pasi regjimi gjenocidist serb vazhdon atje, ku shqiptarëve të Kosovës Lindore po u imponohet një pastrim i heshtur etnik i trojeve shqiptare.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës ndihen të braktisur nga Kosova, por sidomos nga Shqipëria, pasi politika në Shqipëri nuk po e ndal, por po krijon kushte që edhe shqiptarët të vazhdojnë eksodin dhe që Shqipëria të boshatiset e braktiset nga shqiptarët.

Në Kosovë, në vend që të ketë një angazhim apo lëvizje për unitetin kombëtar, për mbrojtjen e territorit të saj, për anulimin e Marrëveshjes që i dha Maqedonisë 4000 mijë hektarë troje shqiptare dhe Malit të Zi 8000 mijë, në vend që të kundërshtojnë dhënien për Manastirin e Deçanit të 22 hektarëve tokë, atje disa individë nxisin urrejtje, përçarje dhe zhurmojnë nëpër hapësirat mediatike kundër shqiptarëve të besimit mysliman, si dhe e bënë kryelajm goditjen me vezë të Kryeministrit të Kosovës.

Prandaj, shoqëria e shëndoshë patriotike e Kosovës duhet të mbështesë protestat patriotike në Tiranë.

Burimi: Bota Sot