QMK: Katër zjarre aktive, tre nën kontroll, dy janë shuar

0%

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në orën të 16 gushtit janë regjistruar gjithsej nëntë zjarre në hapësira të hapura në territorin e vendit. Prej tyre, katër zjarre janë aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa dy janë shuar.

Zjarret aktive janë regjistruar në territorin e komunave të Studeniçanit, Makedonski Brodit, Velesit dhe Zelenikovës, si dhe në zonën ndërmjet komunave të Jegunovcës dhe Sarajit. Në këto zona po digjet kryesisht pyll i përzier, vegjetacion i ulët, shkurre dhe pyje me dushk e shkozë. Tre zjarre janë nën kontroll, në komunat e Krushevës dhe Kriva Pallankës.

Ndërkohë, dy zjarre janë shuar plotësisht, njëri në fshatin Pagarushë të Studeniçanit, ku ishte përfshirë një deponi e egër, dhe tjetri pranë varrezave ortodokse në Ohër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi