Shpërndaje në: 103 raste me fruth janë konfirmuar në Kosovë gjatë këtij viti, ndërsa 13 raste të reja janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit. Mjekët e kanë vlerësuar shqetësuese situatën, duke bërë thirrje te prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët.
Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se i kanë gjobitur dy institucione parashkollore shkaku që pranuan fëmijë që nuk ishin të vaksinuar me MMR. Nga 103 rastet e konfirmuara me fruth në Kosovë gjatë periudhës katërmujore të këtij viti, 98 persona nuk kanë qenë të vaksinuar me vaksinën MMR, kanë bërë të ditur në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Vaksina MMR mbron nga tri sëmundje ngjitëse: fruthi, rubeola dhe shytat. Sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, fëmijët në Kosovë duhet ta marrin këtë vaksinë në moshën njëvjeçare, ndërsa dozën e dytë në moshën 6-7 vjeçare. Sipas të dhënave të IKSHPK-së, numri i rasteve të fruthit këtë vit tashmë ka tejkaluar ato të regjistruar gjatë gjithë vitit 2025 që ishin 72 raste.
E vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar edhe 13 raste të tjera me fruth. Edhe Arbëri 10 o. më parë Deliu e quan skandaloz arsyetimin e Deharit për mosthirrje të seancës konstituive Xhevrije Canolli, shefe e vaksinimit në QKMF në kryeqytet, ka thënë se mosvaksinimi është shkaktari kryesor për përhapjen e fruthit. Ajo u ka bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët.
“Mosvaksinimi ka ndikuar drejtpërdrejt në përhapjen e kësaj sëmundjeje ngjitëse dhe infektive, e cila mund të parandalohet me vaksinim. Duke qenë se fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse, kjo situatë është mjaft shqetësuese. U bëj thirrje prindërve që të mos hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, pasi vaksinat janë shumë të sigurta dhe shumë efektive.
Prindërit të mos bien pre e dezinformatave dhe teorive të ndryshme rreth efekteve anësore të vaksinimit”, ka thënë ajo. E sociologu Genc Xërxa ka vlerësuar se manipulimi nga rrjetet sociale ka ndikuar te shumë prindër që të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre. “Përmes rrjeteve sociale shpërndahen përshtypje të ndryshme rreth eksperiencave gjatë vaksinimit.
Pastaj kemi grupe antivaksinimi brenda rrjeteve sociale që janë mjaft të fuqishme dhe shpërndajnë mendime, opinione, gjykime, të cilat nuk kanë bazë shkencore, nuk janë institucionale, ashtu që i bëjnë njerëzit të lajthiten edhe, me një fjalë, të manipulohen, duke u bërë pre e mosvaksinimit në qarqe të ndryshme”, ka thënë Xërxa.
Ligji parasheh edhe masa ndëshkuese, përfshirë shqiptimin e gjobës deri në 200 euro ndaj prindit i cili nuk e ka respektuar kalendarin e vaksinimit. Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se nuk kanë gjobitur asnjë prind për këtë, por kanë gjobitur dy institucioneve parashkollore.
“Gjatë inspektimeve të kryera në institucionet përkatëse parashkollore është konstatuar se nuk kanë qenë të pajisura me dëshmi/vërtetime të vaksinimit për të gjithë fëmijët e pranuar dhe, në raste të caktuara, janë pranuar edhe fëmijë të pavaksinuar, në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe masat për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse.
Për këto shkelje, ndaj dy institucioneve parashkollore janë shqiptuar masa ndëshkuese me gjobë në vlerë prej 1,000 eurosh për secilin institucion, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Edhe Arbëri 10 o. më parë 77 ditë protesta në Tiranë, Rama thotë se projekti i Zvërnecit nuk do të ndalet Vaksinimi i fëmijëve është i obliguar me Ligjin për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse. Ilirjana Thaqi
