Në ceremoninë përmbyllëse të “DokuFEST”, kryeministri në detyrë Kurti

0%

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ishte pjesë e ceremonisë përmbyllëse të festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar DokuFEST, në Prizren, duke ndarë çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare. Filmi triumfues në këtë kategori, në edicionin e 25-të të DokuFEST-it, ishte “Në kërkim të poezisë” i regjisorit shqiptar Lorin Terezi.

Pasi tha se përgjatë 9 ditëve, në 7 kinema u shfaqën 223 filma gjithsej, prej tyre 114 në garë në 8 kategori të ndryshme, kryeministri Kurti uroi të gjithë fituesit dhe pjesëmarrësit.

Burimi: Telegrafi