Lillestrøm SK do “zhurmë” përballë Egnatias

0%

Skuadra norvegjeze e Lillestrøm SK ka bërë me dije se për ndeshjen e kthimit më Egnatian, e cila vlen një vend në fazën finale të Ligës së Europës, do të përgjysmojë çmimin e biletave për tifozët e saj ultras.

Sipas njoftimit klubi norvegjez kërkon të mbushë shkallët e stadiumit për ndeshjen e 27 gushtit dhe për këtë motiv u ka bërë ulje me 50% bilateve të ultrasve, të cilët do të jenë prezent në “Åråsen Stadion”. Mes të tjerash klubi në fjalë ka njoftuar se ka aplikuar edhe për 5% të biletave në “Egnatia Arena” dhe se ende nuk ka marrë konfirmimin nga ana e klubit shqiptar.

Sipas klubit norvegjez kapaciteti i “Åråsen Stadion” për ndeshjen mes Lillestrøm SK dhe Egnatias do të jetë deri në 9076 spektatorë

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot