Kylie Jenner tërheq vëmendjen me fushatën e re për koleksionin e

0%

Kylie Jenner ka prezantuar bashkëpunimin e saj më të fundit me markën Khy dhe kompaninë italiane të këpucëve Gia Borghini, duke tërhequr vëmendjen me një fushatë të guximshme. Për promovimin e koleksionit të ri, 29-vjeçarja ka realizuar një set fotografik në të cilin këpucët janë vendosur në qendër të vëmendjes.

Në disa prej imazheve, Jenner shfaqet e mbuluar vetëm me flokët e saj të gjatë, ndërsa pozon me modelet e reja të koleksionit. “E kam veshur për vite me radhë, kështu që ky më dukej i duhuri” , shkroi Jenner në Instagram, duke prezantuar bashkëpunimin.

Kylie Jenner Ajo tregoi se këpucët janë punuar me dorë në Itali dhe se ka qenë e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin e dizajnit, duke rishikuar vazhdimisht detajet për të arritur rezultatin e dëshiruar. Koleksioni i ri do të jetë i disponueshëm nga 21 gushti në faqen zyrtare të Khy. Kylie Jenner Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Jenner në industrinë e modës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Së fundmi, ajo ka punuar edhe për koleksionin e dytë të rrobave të banjës në bashkëpunim me Frankies Bikinis, duke zgjeruar më tej aktivitetin e saj në botën e modës.

Burimi: Bota Sot