I dënuar përjetë për vr*sjen e Devi Kasmit, dalin pamjet e arrestimit

0%

Janë publikuar pamjet e arrestimit në Rumani të Aurel Hoxhallarit, i njohur edhe si Altin Hoxhallari, një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim prej vitit 2018 dhe është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm nga GJKKO, për rolin si organizator dhe porositës i vrasjes së Devi Kasmit.

Hoxhallari u lokalizua dhe u arrestua nga autoritetet rumune në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me Policinë e Shtetit. Ai pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare. Vrasja e Devi Kasmit ndodhi më , në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Kasmi u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij, në një atentat të planifikuar dhe organizuar prej kohësh, sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme. SI U ORGANIZUA EKZEKUTIMI? Sipas vendimit të GJKKO-së, rolin e ekzekutorit e kishte ish-komandoja grek Efthimios Eftimiu, i cili u dënua gjithashtu me burgim të përjetshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, Elton Halipaj u konsiderua personi që siguroi mjetet e nevojshme për realizimin e atentatit, përfshirë furgonin e bardhë me të cilin autorët u larguan nga vendi i ngjarjes. Ai u dënua me 33 vite burgim. Një prej provave kryesore në zbardhjen e vrasjes ishte ADN-ja e shtetasit grek, e gjetur në furgon.

Hetuesit arritën më pas të gjurmonin edhe kontratën e shitjes së automjetit, e cila çoi në identifikimin e Halipajt. Sipas aktakuzës dhe vendimit të GJKKO-së të majit 2023, Aurel Hoxhallari kishte rolin e organizatorit dhe porositësit të vrasjes së Kasmit.

Ai u shpall fajtor për vrasje me paramendim për interes, të kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për vepra të tjera penale që lidhen me armët, narkotikët dhe grupin kriminal. Dënimi përfundimtar i bashkuar ndaj tij ishte burgim i përjetshëm.

Në korrik 2024, GJKKO vendosi gjithashtu konfiskimin e disa pasurive të lidhura me Hoxhallarin dhe persona të tjerë të lidhur me të. Ndërkohë, viktima e atentatit, Devi Kasmi, kishte precedentë kriminalë dhe dyshohej për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Pas vrasjes, në banesën e tij policia gjeti rreth 2.8 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri.

Arrestimi i Hoxhallarit në Rumani i jep fund disa viteve arrati të një prej personave të dënuar me burgim të përjetshëm në dosjet e krimit të organizuar në Shqipëri.

Burimi: Bota Sot