FSHF zyrtarizon miqësoret e Shqipërisë!

0%

Kombëtarja shqiptare U-15 e djemve do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Malit të Zi në muajin shtator. Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Malazeze kanë dakordësuar zhvillimin e këtyre dy takimeve më 1 dhe 3 shtator.

Takimi i parë do të luhet më 1 shtator në Mal të Zi, duke nisur nga ora , ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet më 3 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në ora . Këto miqësore do të kenë në fokus përgatitjen, aktivizimin dhe testimin e futbollistëve të rinj.

Për stafin kuqezi dhe trajnerin e ri, Bledar Borova, këto sfida miqësore përbëjnë një mundësi të rëndësishme për të evidentuar talentet premtuese, si edhe për të ndjekur nga afër zhvillimin dhe potencialin e lojtarëve të kësaj grupmoshe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot