Vushtrria dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së parë të edicionit 2026/27 në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vushtrriasit janë nikoqir të malishevasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, nga ora , pasi stadiumi i tyre “Ferki Aliu” është duke u rinovuar.
Ekipi i Besnik Kollarit ka hyrë këtë edicion në Superligë dhe synon t’ia fillojë në mënyrë pozitive sezonit, përkundër shumë vështirësive dhe mobilizimit të vonshëm. Në anën tjetër, ekipi i Thomas Brdaric është ekip i dëshmuar tash e disa sezone në elitë, kështu që vetëm tri pikët janë objektiv i tyre. Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me ekipet më të mira të mundshme.
Vushtrria : Brozi; Islami, Maxhuni, Miftari, Emini; Paloka, Bahtiri, Behrami; Hasani, Ademi, Statovci; Malisheva : Avdyli; Pira, Sovgaard, Kryeziu, Bajraktari; Vitija, Ferati; Isgandarli, Xhylani, Uka; Dulaj;
