Rinia Demokratike e Kosovës paralajmëron aksion para Kuvendit

0%

Rinia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë sot () një aksion simbolik para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vazhdën e zhvillimeve politike dhe kërkesave për zhbllokimin e institucioneve. Aktiviteti është paralajmëruar për orën , ndërsa organizatorët kanë ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin nga afër aksionin.

Ky aktivitet vjen në një kohë kur procesi i konstituimit të Kuvendit vazhdon të mbetet i papërfunduar. PDK-ja dhe Aleanca kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, duke argumentuar se duhet të respektohen afatet kushtetuese dhe rendi institucional. Ndërkohë, përplasjet politike mes partive kanë vazhduar, duke e mbajtur të bllokuar procesin e formimit të institucioneve të reja.

Në ditët e fundit, PDK-ja ka zhvilluar edhe aksione para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe, siç është shprehur, rikthimin e rendit kushtetues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo