Rëndohen pritjet në Merdarë, nga 60 minuta shkojnë në 3 orë

0%

Pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë janë rënduar ndjeshëm, ku qytetarët tashmë po presin deri në 3 orë. Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në dalje nga Merdara është e gjatë rreth 2 deri në 2.5 kilometra , përcjell Sinjali.

Pritje ka edhe në pikën kufitare në Dheu i Bardhë , ku qytetarët po presin deri në 20 minuta , ndërsa kolona është rreth 200 metra . Në pikat tjera kufitare tokësore nuk raportohet për kolona të automjeteve. Ndërkohë, në Merdarë ka pasur rritje të ndjeshme të kohës së pritjes, pasi më herët pritjet për dalje ishin rreth 60 minuta . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com