Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi brigjet e Indonezisë të shtunën në mëngjes, duke shembur ndërtesa dhe shtëpi, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke shkaktuar panik në një rajon të prirur ndaj tërmeteve vdekjeprurëse, shkruan AP, përcjell KosovaPress.
Autoritetet lëshuan një paralajmërim për cunami dhe u bënë thirrje banorëve bregdetarë të zhvendosen në zona më të larta, por më vonë e hoqën paralajmërimin kur Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës e Indonezisë tha se monitorimi nuk tregoi ndryshime të rëndësishme të nivelit të detit që do të përbënin një kërcënim për komunitetet bregdetare.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti goditi rajonin Flores të Indonezisë me një thellësi prej 10 kilometrash në orën të mëngjesit sipas kohës lokale. Epiqendra e tij ishte 68 km (42 milje) në veri-veriperëndim të qytetit Ende në provincën Nusa Tenggara Lindore. Tërmeti fillestar u pasua nga disa lëkundje pasuese.
