Zyrtarizimi i meçit të madh të boksit

0%

Zyrtarizimi i meçit të madh të boksit mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua, dy boksierëve më të mirë britanikë të dekadës së fundit, pritet të ndodhë në gusht, pavarësisht vendit se ku do të zhvillohet ai. Promotori i Joshua, Eddie Hearn, këmbëngul se ende nuk është dakord që sfida të zhvendoset në Amerikë, por pret që dueli të finalizohet këtë muaj.

Nju Jorku është shfaqur si vendi më i mundshëm për duelin e dy britanikëve. “Në fund të gushtit, do të ketë një konferencë për shtyp,” tha Hearn për Sky Sports News, që shtoi: “Nuk do të ulem këtu dhe t’ju them se nuk ka asnjë mënyrë që sfida të ndodhë në Amerikë sepse gjërat mund të ndryshojnë”.

“Por, unë me të vërtetë ndihem mirë se kjo është diçka që duhet të ndodhë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi”, deklaroi më tej promotori i njohur i boksit. “Jemi kundër këtij ‘transferimi’ dhe duket sikur të gjithë të tjerët janë pajtuar përveç Anthony Joshua.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ndien pak përgjegjësi ndaj tifozëve britanikë dhe po bën gjithçka që mundet për t’u dhënë atyre atë që duan“, u shpreh Hearn. “Jemi gati të duelojmë në nëntor, kështu që nuk ka arsye që kjo sfidë të shtyhet. Me sa duket, New York është kryeqyteti i argëtimit, por janë dy britanikë dhe përballja më e madhe në historinë e boksit britanik. Por unë e kuptoj biznesin“, përfundoi Hearn.

Burimi: Bota Sot