Tërmet në Ohër dhe Resnje

0%

Një tërmet me magnitudë lokale 2.0 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar sot pasdite, në orën , në rajonin e Ohrit dhe Resnjës. Sipas të dhënave automatike nga aplikacionet sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të fshatit Kuraticë, në verilindje të Ohrit dhe Leskocit, në një thellësi prej rreth 15 kilometrash.

Tërmetet e kësaj magnitude klasifikohen si lëkundje shumë të dobëta dhe zakonisht mund të ndihen vetëm nga personat më të ndjeshëm ose në kushte të qeta, veçanërisht në katet e larta të ndërtesave. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale.

Burimi: Telegrafi