Suksesi i Egnatias bën xhiron e botës, media e njohur amerikane: Si

0%

Egnatia ka triumfuar me një rezultat 5-1 ndaj Shemrok Rovers të enjten në darkë duke siguruar kalimin në play-off të Ligës së Europës e garantuar të paktën pjesëmarrjen në fazën në grupe të Ligës së Konferencës. Një histori e mirëfilltë suksesi, që është kthyer deri tani në surprizën e madhe të këtij edicioni në Europë, me ngjarjen që ka kaluar edhe kufijtë e kontinentit.

“Men in Blazers”, një nga mediat me të njohura sportivë në SHBA, i ka kushtuar vëmendje arritjes së klubit rrogozhinas me një postim në rrjetet sociale. “Si është “la remontada” në shqip?” , shkruante postimi i saj që tregonte shkurtimisht historinë e rrogozhinasve.

“Egnatia ka siguruar paraqitjen e saj të parë në fazën e ligës së një kompeticioni të UEFA-s, pasi përmbysi një disavantazh prej dy golash në ndeshjen e dytë të raundit kualifikues kundër Shemrok Rovers. Një fitore 5-1 në ndeshjen e kthimit e dërgoi Egnatian në fazën e ligës së Europa League ose Conference League, në varësi të rezultatit të tyre në play-off më vonë këtë muaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kampione e Shqipërisë për tre vjet radhazi, Egnatia u ngjit në divizionin e parë vetëm pesë vjet më parë. Ajo fitoi titullin e parë kampion në vitin 2024 dhe tani do të përjetojnë një fushatë europiane për herë të parë ”, shkruhej në përshkrimin e suksesit të klubit rrogozhinas.

Burimi: Bota Sot