Nafta ka ndryshuar sërish, duke shkuar në tregun e pakicës në 215 për litër. Një vëzhgim i fundit në pikat e shitjes tregon rritjen më të fundit nga 199 lek në 215 për litër, të reflektuara pas luhatjeve në bursat ndërkombëtare. Që prej qershorit deri tani në mes gusht, nafta ka pësuar ulje ngritje të vazhdueshme.
Çmimi i vendosur nga Bordi i Transparencës duke rikthyer ato të para luftës në 176/l, pas shfuqizimit të tij me këtë vendim, ka ndryshuar dukshëm, tregu është shtrenjtuar në 22.2% më shumë për shitjen e naftës.
Më 17 qershor, nafta Brent kushtonte 80 dollarë për fuçi ndërsa sot kur përafërsisht është rritur rreth 88 dollarë për fuçi, konsumatorët shqiptarë e blejnë naftën 215 lek për litër, që do të thotë 39 lek më shumë. Ekspertët theksojnë se lëvizjet në bursat ndërkombëtare nuk përkthehen gjithmonë me të njëjtën shpejtësi dhe saktësi në çmimet për tregun vendas.
Një ditë më parë nafta në Shqipëri është importuar me 1372 dollarë për ton, vetëm 10 dollarë për shumë për ton krahasuar me 12 gushtin. Ndërsa në fillim të gushtit kur nafta tregtohej në vendin tonë me 199 lek për litër, çmimi i importit sipas Drejtorisë së Doganave rezulton të jetë më dollarë për ton, rreth 130 dollarë më shumë llogaritur pas një jave.
Të dhënat botërore tregojnë se me rritjen e sotme në gati 88 dollarë për fuçi, është fituar më shumë se 5% këtë javë, ndërsa SHBA-ja shtoi presionin ekonomik mbi Iranin për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëroi gjithashtu për një deficit më të thellë global të furnizimit, duke parashikuar deficitin më të madh në vitin 2026 në pesë vjet.
Këto luhatje kanë prekur edhe tregun në Shqipëri, duke rritur kostot për konsumatorët shqiptarë, të cilët duket se po shohin të nevojshme rivënien në punë të Bordit të Transparencës për të monitoruar çmimet e shitjes së naftës dhe vendosjen e kufizimeve për tregtuesit.
