Mos i shkulni më me dorë, dy mënyra të thjeshta për të zhdukur

0%

Barërat e këqija janë një problem në kopshte, pasi ato vazhdimisht rishfaqen. Ka shumë mënyra për t’i luftuar, nga herbicidet e blera në dyqan, te përzierjet e përgatitura në shtëpi dhe thjesht shkulja e tyre me dorë. Disa herbicide mund të përmbajnë kimikate të forta dhe mund të kushtojnë shtrenjtë.

Gazetarja Mia O’Hare, ka testuar dy metoda natyrale mjaft te njohura me të parë që në kopshtin e saj u shfaqën barëra të këqija. Ajo përgatiti një herbicid të thjeshtë shtëpie me përbërës që gjenden në kuzhinë duke i shtuar edhe ujë të vluar. O’Hare pohon se të dy metodat ishin mbresëlënëse, derisa njëra prej tyre rezultoi më e mirë se tjetra.

Herbicid natyral i përgatitur në shtëpi Në një shishe me spërkatës shtoni 500 ml uthull të bardhë, dy lugë gjelle kripë dhe dy lugë gjelle detergjent për larjen e enëve. O’Hare aplikoi përzierjen në disa pjesë të ndryshme të oborrit të shtruar me pllaka. Ajo spërkati mirë barërate e këqija duke i lënë deri të nesërmen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pasi u kthye ajo u habit kur pa se se barërat e këqija ishin vyshkur dhe tharë. Herbicidi i përgatitur në shtëpi, pohon gazetarja rezultoi jashtëzakonisht efektiv, ishte i lirë për t’u përgatitur dhe nuk përmbante kimikate të forta. Është e rëndësishme ta aplikoni përzierjen në një ditë të thatë dhe me diell, në mënyrë që shiu të mos e shpëlajë.

Blogu Moral Fibres këshillon gjithashtu që kjo përzierje të mos përdoret mbi barërat e këqija që rriten në tokë, pasi mund ta bëjë tokën më acide. Për këtë arsye, është më e përshtatshme për sipërfaqet e shtruara me pllaka, si oborret dhe shtigjet. Metoda me ujë të vluar O’Hare më pas testoi edhe metodën tjetër natyrale shumë të përhapur për eliminimin e barërave të këqija: ujin e valë.

“E mbusha ibrikun elektrik deri në kapacitetin maksimal dhe dola jashtë. Hodha ujë të valë mbi barërat e këqija në oborr, pranë atyre që kisha trajtuar më parë me përzierjen e bërë në shtëpi. Tentativa për ta drejtuar ujin përvëlues ishte disi e vështirë, ndaj u tërhoqa pak para se ta derdhja”.

“Barërat e këqija filluan të vyshken pothuajse menjëherë, megjithëse vendosa të kthehesha të nesërmen për t’i vlerësuar plotësisht rezultatet, ashtu siç kisha bërë edhe me spërkatësin”. “Metoda me ujë të valë funksionoi pa dyshim, pasi barërat e këqija dukeshin të nxira, të vyshkura dhe të thara”.

Përfundimi “Të dyja metodat më lanë vërtet të impresionuar për sa i përket luftimit të barërave të këqija në oborrin tim”, thotë O’Hare. “Metoda me ujë të valë është më ekonomike dhe më e thjeshtë, megjithëse për sipërfaqe më të mëdha do të duhej të bëja disa herë rrugën brenda për të zier përsëri ujin”.

“Kjo ishte metoda më e shpejtë për të eliminuar barërat e këqija, duke e bërë ideale nëse kërkoni një zgjidhje të shpejtë me sa më pak përpjekje”. “Megjithatë, nëse nuk jeni me nxitim dhe jashtë ka diell, do t’ju sugjeroja të zgjidhnit herbicidin e përgatitur në shtëpi.

Sipas mendimit tim, ai doli fitues, pasi ishte shumë më e lehtë ta drejtoja spërkatjen pikërisht mbi barërat e këqija, pa rrezikuar që uji përvëlues të përhapej nëpër oborr”. “Gjithashtu, dha rezultate pak më të mira në përgjithësi, pasi barërat e këqija dukeshin më të vyshkura.

Pasi përgatitet, një shishe zgjat për një kohë të gjatë, pasi unë trajtova të gjithë oborrin dhe ende më ka mbetur një sasi e konsiderueshme”.

Si të përgatisni herbicid në shtëpi Përbërësit: 500 ml uthull të bardhë – bleva një litër në Sainsbury’s për 45 pena. 2 lugë gjelle kripë – një shishe 750 g në Sainsbury’s kushtonte 75 pena. 2 lugë çaji detergjent për larjen e enëve – një shishe 500 ml në Asda kushtonte 62 pena. 1 shishe me spërkatës.

Burimi: Telegrafi