Mesfushori duhej të largohej nga Milano mëngjesin e sotëm, por qëndroi në Appiano, për shkak të disa pengesave buroktratike. Kaos me kalimin e Frattesi nga Inter te Lazio. Fillimisht pati një frenim të papritur në bisedimet mes Inter dhe Lazio për mesfushorin Davide Frattesi.
Lojtari duhej të ishte larguar nga Milano sot në mëngjes, por Lega nuk kishte dhënë “ok”-in për transferimin dhe lëvizja u pezullua, por pak orë më pas u zhbllokua. Arsyeja e pezullimit ishte e një natyre burokratike, një stop automatik, që dy klubet duket se e kanë zgjidhur.
Lazio në fakt ka detyrimin e merkatos me kosto zero dhe operacioni për huazimin me detyrim është një blerje përfundimtare. Klubet duhej që të perfeksiononin formulën për të bërë të mundur lëvizjen e mesfushorit. Akordi ishte përfundimtar dhe nisi shkëmbimi i dokumentacionit, 1 milion euro për huazimin dhe 14 për të drejtën e blerjes.
Detyrimi i blerjes lidhet me numrin e ndeshjeve dhe pozicionin e Lazio në klasifikim. Konfirmohet edhe 50% për faturën e rishitjes, tani çdo gjë pritet të marrë formë zyrtare dhe Frattesi të vishet bardhekaltër.
