“Jemi një!” Ky është mesazhi që kanë lënë protestuesit në bulevard

0%

Qytetarët dhe diaspora vazhdojnë marshimin në Tiranë, ndërsa përsërisin thirrjet se kryeministri Edi Rama ka mbaruar. “Edi Rama ka mbaru” brohorasin ata teksa përshkrojnë rrugët për t’u kthyer sërish përpara Bulevardit para Kryeministrisë.

Mesazhi lidhet me pjesëmarrjen e diasporës në protestë, e cila zbriti në shesh ditën e sotme në mbështetje të atyre që kanë dalë në shesh para Kryeministrisë për 76 ditë me radhë dhe shprehen të vendosur se nuk do të largohen deri në largimin e kryeministrit Rama. Diaspora do të jetë edhe në dy ditët e ardhshme prezente në protestë.

Burimi: Bota Sot