Halle Berry me poza provokuese: “Sot… nuk më bëhet vonë!”

0%

Aktorja fituese e çmimit Oscar, Halle Berry, ka zgjedhur një mënyrë mjaft të guximshme për të festuar 60-vjetorin e saj. Ylli i Hollywood-it ndau në rrjetet sociale një seri fotosh nga pushimet, duke tërhequr menjëherë vëmendjen dhe mijëra reagime nga fansat. Berry u shfaq pa reçipeta, e veshur me një mantel të tejdukshëm dantelle, teksa pozonte pranë të fejuarit të saj, Van Hunt.

Në fotografitë e publikuara ajo shihet duke shijuar diellin, çokollata me luleshtrydhe dhe një gotë pije për të ngritur dolli për ditëlindjen e saj.

Krahas fotove, aktorja shkroi një mesazh të drejtpërdrejtë dhe provokues: “Sot… nuk më bëhet fare vonë!” Halle Berry Postimi u prit me entuziazëm nga ndjekësit, të cilët e përgëzuan Berry-n për mënyrën se si po e përqafon moshën dhe për vetëbesimin që përcjell. “Gëzuar ditën tënde, të dua shumë. Gjithmonë”, shkroi një prej fansave në komentet e postimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Halle Berry, Van Hunt Berry, e njohur për rolet e saj në filmat Monster’s Ball dhe Catwoman, si dhe për paraqitjen e fundit në Crime 101 përkrah Chris Hemsworth, është në një lidhje me Van Hunt prej gjashtë vitesh.

Burimi: Bota Sot