Gjykata e Mitrovicës ka dalë në vend-shikim në rastin ku Jordan Jakshiq ka kërkuar masën e përkohshme të sigurisë për hotelin që ju rrënua buzë liqenit të “Ujmanit”, e ku palë e paditur është ndërmarrja “IbërLepenc”. I njëjti në seancën e datës kishte kërkuar nga gjykata që të vendoset masa e përkohshme e sigurisë.
Gjyqtari Blerim Istrefi më së bashku me stafin mbështetës të gjykatës kanë dalë në vendin ku është bërë rrënimi i objektit, ku ndër të tjera ka shikuar dy parcelat që janë objekt i kontestit gjyqësor.
Pasi ka shikuar vendin e ngjarjes, Istrefi ka marrë vendim që të caktohet një ekspertizë gjeodezike dhe të përpilohet raport për historinë e kësaj prone ndër vite çka ka pasur të ndërtuar dhe të tjera. Istrefi ka dhënë afat prej 14 ditësh që ekspertja e gjeodezisë të përpilojë këtë raport dhe t’ia dorëzojë gjykatës për shqyrtim të mëtejmë.
Në seancën e mbajtur të mërkurën, më , në Gjykatën e Mitrovicës, mbrojtësi i paditësit Jordan Jakshiq, avokati Vasilije Arsiq, kishte thënë se e paditura “Ibër-Lepenc” pa asnjë bazë juridike dhe në kundërshtim me të gjitha dispozitat ligjore të cilat e rregullojnë të drejtën e pronësisë, më , nën asistimin e Policisë së Kosovës, e ka rrënuar objektin “Jezero”.
Ai kishte thënë se Jakshiqit i është shkaktuar dëm i madh dhe i pariparueshëm në vlerë prej dy milionë eurosh. Propozuesi i masës, së bashku me përfaqësuesin e tij, i kishin propozuar Gjykatës ta aprovojë masën e sigurisë me të cilën ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, nga sot e tutje, t’i ndalohet çdo ndryshim i strukturës së parcelave kadastrale në Velbreg të Zubin Potokut.
“Si dhe kundërpropozuesit t’i ndalohen edhe veprimet e tjera me të cilat do ta ndryshonin situatën faktike të lëndës së kontestit”- kishte thënë më tej Arsiq.
Ai kishte pretenduar se propozuesit Jakshiq, as para e as pas rrënimit të objektit, nuk i është dorëzuar asnjë akt i karakterit ekzekutiv i cili i jep të drejtë të pengojë posedimin paditësit dhe që të njëjtit t’ia rrënojnë objektin dhe t’i bëjnë dëm.
“Për këtë, në fillim të deklarimit kam thënë se me veprimet e të paditurës është dëmtuar sistemi juridik i Kosovës dhe është bërë shkelja e principit të sigurisë së qytetarëve nga fakti i veprimeve të paligjshme të ‘Ibër- Lepencit’”- kishte deklaruar avokati.
Nga ana tjetër, e autorizuara e kundërpropozuesit, Naxhije Sadiku, kishte thënë se kanë paraqitur përgjigje në padi, duke i bashkëngjitur të gjitha provat të cilat dëshmojnë se parcelat kontestuese në këtë rast janë pronë e të paditurës, duke filluar nga procesi i themelimit të “Ibër-Lepencit” dhe mënyra e procedurave të ushtruara lidhur me shpronësimet për ndërtimin e organit shpronësues.
“Organi shpronësues ka zhvilluar procedurën administrative lidhur me shpronësimin me pronarin legjitim që në këtë rast ishte Dimitrie Jakshiq, paraardhës i paditësve. Është diskutuar me palët lidhur me formën e shpronësimit dhe kompensimit të pronës”- kishte theksuar Sadiku.
Madje, sipas saj, paditësi, me padinë dhe propozimin për masën e përkohshme, nuk kishte dorëzuar asnjë provë të bazuar e cila tregon se të njëjtit gëzojnë ndonjë të drejtë mbi pronat në fjalë.
Përkundrazi, siç kishte theksuar ajo, dokumentacioni publik i paraqitur nga pala e paditur dëshmon se e paditura këto prona i ka fituar nëpërmjet procedurave të rregullta, në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Deklarimin e paditësit se e paditura ia ka rrënuar objektin, duke i shkaktuar dëm, Sadikue kishte quajtur të paqëndrueshëm, sepse, siç tha ajo, “Ibër-Lepenci” nuk është organ kompetent për rrënimin apo largimin e objekteve të saj nga prona e saj.
“Roli i ‘Ibër-Lepencit’ në këtë rast ka qenë që në cilësinë e pronarit legjitim t’u drejtohet organeve kompetente për ndërmarrjen e veprimeve në kuadër të kompetencave ligjore me qëllim të mbrojtes dhe lirimit të pronës së saj. Këtë e dëshmon që Inspektorati i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë verifikimin e gjendjes në terren”- theksoi avokatja.
Ajo kishte potencuar se ndërmarrja publike “Ibër-Lepenc” lirimin e pronës e ka kërkuar nga vetë paditësi dhe njëkohësisht e ka njoftuar edhe Inspektoratin në kuadër të MMPHI-së dhe Policinë e Kosovës.
Përfaqësuesi i paditësit, Vasilije Arsiq, i kishte propozuar Gjykatës të bëhet këqyrja në vendin e ngjarjes me ekspertin gjeodet, të dëgjohet propozuesi Jordan Jakshiq, të dëgjohet kryeshefi i “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka, të dëgjohet drejtori i Policisë së Kosovës, si dhe ministrja e MMPHI-së.
Në anën tjetër, përfaqësuesja Naxhije Sadiku e kishte kundërshtuar propozimin për dalje në vendin e ngjarjes, pasi, sipas saj, paditësi nuk ka bazë ligjore për dalje në një pronë të huaj. Edhe dëgjimi i personave të lartcekur, sipas saj, nuk është relevant.
Pas këtyre deklarimeve, gjyqtari Blerim Istrefi e kishte aprovuar propozimin e të autorizuarit të palës paditëse për dalje në vendin e ngjarjes, së bashku me eksperten gjeodete, si dhe për dëgjimin e paditësit dhe kryeshefit.
Kurse, sa i përket propozimit për dëgjimin e ministres, gjyqtari kishte thënë fillimisht do të kërkojë informata nga e njëjta ministre në rolin e saj rreth rrënimit të objektit, pastaj do të vlerësojë nëse është e nevojshme të dëgjohet.
Edhe propozimi për dëgjimin e Policisë ishte refuzuar, mirëpo gjyqtari kishte theksuar se edhe nga ky institucion do të kërkohen informata rreth rrënimit të objektit kontestues. Detyra e ekspertes, sipas gjyqtarit, do të jetë identifikimin, matjet, masat dhe kufijtë e parcelave të cilat janë objekt i kontestit, si dhe të sigurojë historikun e parcelave kontestuese.
Policia e Kosovës kishte konfirmuar për KALLXO.com se asnjë incident, rezistencë apo problem nuk ishte shënuar gjatë aksionit për rrënimin e hotelit “Jezero” pranë Liqenit të Ujmanit. Më , ministrija në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli njoftoi në rrjetin social Facebook në lidhje me aksionin që ka ndërmarrë Inspektorati i Ministrisë.
Sipas ministres Pacolli, aksioni në Ujman u zhvillua për të rikthyer në administrim të Ibër- Lepencit, prona të uzurpuara në pjesën e veriut të Kosovës.
